Meta prezanton logon e Partisë së Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta ka prezantuar logon e partisë së rithemeluar prej tij nga LSI në Parti e Lirisë.

Përmes një postimi në Facebook Meta paralajmëron një konferencë për mediat në orën 13:15.

Në konventën e LSI të mbajtur një ditë më parë Ilir Meta falënderoi themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa i ftoi të gjithë që nga partia e LSI-së të shkonin në partinë e lirisë, sovranitetit dhe referendumit.