Një figurë kyçe që qëndronte mënjanë ndërsa Boris Johnson mbante fjalimin e dorëheqjes. Ishte gruaja e tij, Carrie që po e ndiqte në distancë.
Carrie, me fëmijën e saj dhe të Johnson, Romy, në krahë, u shoqërua nga sekretarja besnike e Kryeministrisë, Nadine Dorries jashtë Downing Street për të parë fjalimin, raporton BBC.
Lexo edhe: 8 emrat që pritet të zëvëndësojnë Boris Johnson
Gjatë fjalimit të tij, Johnson dha një mesazh edhe për gruan. “Dua të falënderoj Carrie dhe fëmijët tanë, dhe të gjithë anëtarët e familjes sonë që u është dashur të durojnë kaq shumë për kaq gjatë”, tha ai. /abcnews.al