Masakër në Fushë Krujë, 3 të ekzekutuar! Autorët i dolën para makinës dhe zbrazën 50 plumba

Një masakër ka ndodhur në Fushë Krujë. 50 plumba janë zbrazur në drejtim të një makine duke vrarë 3 persona mesditën e sotme.

Pasagjeri i ulur pas në makinën e qëlluar ka dalë nga mjeti kur është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.

Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri por nuk kanë qëlluar askënd tjetër përveç shënjestrës së tyre. Raportohet se lemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale. Flakët janë shuar. Për kilometra të tëra është krijuar radhë në autostradë.

2 viktimat e atentatit të rëndë janë shkrumbuar. I pari që u identifikua quhet Diklen Vata një emër i njohur për drejtësinë. Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine. Vata ishte arrestuar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Dy personat e tjerë, të cilët ndërruan jetë si pasojë e zjarrit në makinë, dyshohet të jenë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupat i viktimave ndodhen ende në automjet.

Zhvillimet për atentatin

Pas shuarjes së zjarrit në makinën e djegur dhe e dyshuar se është përdorur nga autorët e atentatit të sotëm, janë gjetur tre armë zjarri automatike.

Tashmë dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Lexo edhe: Atentati në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave i dyshuar për vrasjen e dy efektivëve të policisë

Njëri prej viktimave Brilant Martinaj, dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në 2020 dhe i ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021.

Lexo edhe: U shkrumbuan në makinë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjera në masakrën e Fushë Krujës

2 viktimat e tjera të atentatit në Fushë Krujë janë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Lexo edhe: Artan Hoxha nxjerr pamjet e atentatit me 3 të vrarë në Fushë-Krujë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje vendngjarja ku pak më parë ndodhi një atentat që la tre persona të vrarë. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës.