Lajçak e Kurti diskutojnë për hapat e mëtejshëm të nevojshëm për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Simpoziumin e 24-të të Symit, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin tha se ka diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në twitter, tha se ata u fokusuan në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog, transmeton Klankosova.tv

“Në margjinat e Simposiumit të 24-të të Symit, Unë dhe Albin Kurti diskutuam situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në tëitter