Lacazette do të humbasë ndeshjet miqësore para-sezonale pasi u sulmua nga grerëzat

Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette mund të humbasë miqësoren e ardhshme parasezonale të klubit kundër Feyenoord pasi u sulmua nga grerëzat gjatë kampit stërvitor.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili u rikthye në ish-klubin e tij, Lyon, muajin e kaluar, aktualisht ndodhet në Holandë ndërsa skuadra e Ligue 1 përgatitet për sezonin e tyre të ardhshëm.

Por, Lacazette pati fat të keq pasi u detyrua të largohej gjatë një seance stërvitore të fundit në Roterdam pasi u pickua nga një fole grerëzash.

Në fakt, sipas një raporti nga gazeta franceze L’Equipe, sulmuesi 31-vjeçar ishte viktimë e një grupi të grerëzave që e pickuan gjatë një vizite në një pyll pranë bazës së klubit.

Shoku i skuadrës së Lacazette, Moussa Dembele, pësoi të njëjtin fat, por ai u rikuperua më shpejt se ish-lojtari i Arsenalit pasi u kthye në stërvitje të enjten.

Kjo ka qenë një fushatë e vështirë parasezonale për një numër lojtarësh të Lyonit.

Maxence Caqueret nuk do të marrë pjesë në fundjavë pas ndrydhjes së kyçit të këmbës dhe Corentin Tolisso pritet të jetë jashtë përballjes me Feyenoord me një problem në kyçin e këmbës.