Kush është Bajram Begaj i cili nga sot merr drejtimin e Shqipërisë?

Republika e Shqipërisë nga sot do të udhëhiqet nga presidenti i ri, Bajram Begaj.Ai do ta marrë detyrën nga kreu i deritanishëm i shtetit, Ilir Meta ku Begaj nis mandatin pesëvjeçar në krye të shtetit shqiptar
Por kush është Bajram Begaj?Në vitin 2020, aimori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.Dy vjet më parë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneralmajor” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi, shkruan A2.

Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,Drejtor i Spitalit Ushtarak.Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.