Një marrëveshje për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusië, me ndërmjetësimin e OKB dhe Turqisë, është gati për t’u firmosur së shpejti.
Mirëpo, ku mund të dalin anijet me grurë nga portet ukrainase?
Një deputet për Odesa, qendra e bllokadës së grurit të Rusisë në Ukrainë, është optimist se një marrëveshje do të arrihet sot – por thotë se ai ende nuk i beson Kremlinit për shkak të sjelljes së kaluar.
Oleksiy Goncharenko i tha BBC World News se ata nuk i besojnë Rusisë, duke shtuar se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm nëse ata mendojnë se nuk ka alternativë tjetër.
“Jam i sigurt se Putin do të përpiqet ta përdorë këtë si levë, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i bërë këto dërgesa si dërgesa me lugë çaji, si një pengesë. Kështu që do të shohim”, tha ai.
Goncharenko shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe pasi anijet të jenë të disponueshme, Odessa mund të fillojë dërgimin e grurit nga java e ardhshme.