Kompanisë Uber i shpërthen skandali, u zgjerua duke blerë politikanë botërorë e shkelur ligjet

Më shumë se 124 mijë dokumente konfidenciale janë publikuar në “The Guardian” rreth kompanisë gjigante amerikane“Uber”, sipas të cilave “kanë blerë politikanë botërorë duke i shkelur ligjet”, me qëllim zgjerimin e afarizmit në nivel global

Gjithmonë sipas The Guardian dosjet ekspozojnë përpjekjet për të lobuar te presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe George Osborne

Bazuar në atë që raporton The Guardian “Emmanuel Macron ndihmoi fshehurazi lobimin e Uber në Francë”.
Një grumbull dosjesh konfidenciale ka zbuluar historinë e brendshme se si gjigandi i tekonoogjisë Uber “shpërfilli ligjet, mashtroi policinë, shfrytëzoi dhunën kundër shoferëve dhe loboi fshehurazi qeveritë gjatë zgjerimit të tij agresiv global”

Rrjedhja e paprecedentë në Guardian e më shumë se 124 mijë dokumenteve – të njohura si dosjet e Uber-it – nxjerr në pah praktikat e dyshimta etike që nxitën transformimin e kompanisë në një nga eksportet më të famshme të Silicon Valley.

Rrjedhja përfshin një periudhë pesëvjeçare kur Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi i saj Travis Kalanick, i cili u përpoq të detyronte shërbimin e transportit me taksi në qytete në mbarë botën, edhe nëse kjo nënkuptonte shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të taksive.

Gjatë reagimit të ashpër global, të dhënat tregojnë se si Uber u përpoq të siguronte mbështetjen duke u ballafaquar në mënyrë diskrete me kryeministrat, presidentët, miliarderët, oligarkët dhe pronarët e mediave.

Mesazhet e zbuluara thonë se drejtuesit e Uber ishin të vetëdijshëm për shkeljen e ligjit të kompanisë, me një drejtues që bën shaka se ata ishin bërë “piratë” dhe një tjetër pranoi: “Ne jemi thjesht të paligjshëm”.