Të shtunën me 9 korrik 2022 nëpërmjet platformës ZOOM, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë) festoi dyvjetorin e themelimit të tij. Vlen të përmendet se Këshilli u krijua më 4 korrik 2020, nga një grup mësuesish vullnetarë të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre u bënë shembulli më i mirë, se si punohet dhe veprohet në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatë.
Për ta kujtuar këtë datë, anëtarët e saj në mënyrë kronologjike rikujtuan ditët më të mira të punës së këtij këshilli dhe sfidat që kishin kaluar përgjatë këtyre dy viteve. Fillimisht si Këshill i Mësuesve Shqiptarë të Diasporës (KMSHD) dhe më vonë si Këshill Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, gjë që me këtë emër fituan edhe VKM-në nga ana e qeverisë shqiptare , në të cilën thuhet se: Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës do të bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Po ashtu që “Mësuesit shqiptarë në Diasporë, me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë do të kenë një mekanizëm në dhënien e opinioneve profesionale për arsimin shqip në Diasporë”.
Në këtë takim festiv u pasqyrua puna dyvjeçare me theks të veçantë takimet me përfaqësuesit institucional, organizimi i manifestimeve rreth datave historike, si dhe kontributi dhe këmbëngulja e anëtarëve të Këshillit në konsultimet e njëpasnjëshme rreth teksteve shkollore, gjë që rezultoi edhe me botimin e teksteve shkollore të nivelit të parë. Veçojmë ditën e mësuesit me logon “Lule për mësuesin 21”, “Lule për mësuesin 22”, si ndër takimet më gjithëpërfshirëse, ku morën pjesë mësimdhënësit nga mbarë diaspora shqiptare, përfaqësuesit institucional të tri shteteve, të Shipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë), tashmë me një përvojë të mirë të punës së saj, ka arrit të ketë suksese në misionin e tij, në sensibilizimin dhe unifikimin e mërgatës shqiptare rreth shkollës shqipe në diasporë si dhe në përhapjen e diturisë në gjuhën amtare kudo ku shqiptarë, në gjirin e së cilit funksionojnë tre sektorë: sektori pedagogjik, sektori i informimit dhe sektori i organizimit.
Gjatë diskutimit dhe analizës së punës dyvjeçare ndër të tjera u nënvizuan përpjekjet e Këshillit rreth problematikave të shumta që ka ky lloj mësimi në organizimin e tij në Mërgatë dhe kontakteve të shumta me institucionet tona Shqipëri – Kosovë për bashkërenditjen e problematikave me qëllim zgjidhjeje sa më të shpejtë.
Në takimet e përbashkëta, qoftë ato fizike apo përmes platformave online është ngrit shqetësimin për vijushmërinë e nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe si dhe gatishmërinë tonë me qëllim që ta organizojmë sa më mirë këtë lloj mësimi në të ardhmen. Për këtë janë njoftuar institucionet përkatëse si dhe ju kemi ofruar model pune se si të veprohet tutje. Kujtime rreth punës së Këshillit evokuan anëtarët: Mira Shehu, Mustafë Krasniqi, Teuta Tabaku, Anila Kadija, Aurela Konduri, Dritan Mashi, Melita Oreshkoviç, Musa Pali, dhe Armenda Aliti, duke e cilësuar themelimin e KKAD-së si një ndër aktet më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përmes së cilit në vazhdimësi dhe në kohë reale identifikohen shqetësimet që ka mërgata shqiptare për shkollën shqipe.
Takimin e përmbylli kryetari i Këshillit, Dr. Vaxhid Sejdiu i cili pos tjerash tha: „ sot kemi të drejtë të krenohemi me punën tonë të përbashkët, ndihemi të nderuar me punën e secilit nga ne, ngaqë e gjithë kjo nuk u arrit brenda natës, por me një punë të mundimshme, dhe me orë të tëra përkushtimi, për të nxitur rrugën më të mbarë për gjuhën dhe shkollën shqipe. Ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në rend të parë në vendet ku punoni dhe veproni me dëshirën më të madhe që ky motiv të na përcjellë edhe në vitet në vazhdim sepse ne i duhemi Atdheut, jemi shumë të nevojshëm në përhapjen e diturisë në gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë