Jeremy Hunt dhe Nadhim Zahawi janë jashtë garës për kreun e partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.
Partia qeverisëse britanike po mban zgjedhjet e brendshme pas dorëheqjes së kryetarit Boris Johnson.
Sir Graham Brady, kryetar i Komitetit Konservator 1922, ka shpallur tashmë rezultatet e votimit të parë.
Rishi Sunak, kandidati me prindër nga India dhe ish-Kancelari i Thesarit, kryeson garën me 88 vota ndërsa gjashtë kandidatë kanë kaluar në raundin e dytë, raporton skynews.
Sondazhet thonë se Sekretarja e Tregtisë, Penny Mordaunt, e cila renditet e dyta ka gjasa që ta pasojë në krye të qeverisë Johnsonin.
Theksojmë se gjatë ditës së nesërme do të organizohet rrethi i dytë i votimit brenda partisë Konservatore.
Ndryshe, kryeministri aktual britanik, Johnson ka dhënë dorëheqje prej kreut të partisë pas fshehje së disa skandaleve të kolegëve të partisë.
Rishi Sunak – 88
Penny Mordaunt – 67
Liz Truss – 50
Kemi Badenoch – 40
Tom Tugendhat – 37
Suella Braverman – 32
Nadhim Zahawi – 25
Jeremy Hunt – 18