Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, ka deklaruar se Izraeli mund të ndalojë zhvillimin e programit të tyre bërthamorë.
“Irani është problem për gjithë botën, jo vetëm i Izraelit. Ne mund t’i sulmojmë për t’iu zmbrapsur programin e tyre bërthamor” i ka thënë Ganz në intervistë për televizionin izraelit Channel 13.
Izraeli asnjëherë nuk e ka pranuar formalisht se vepron kundër Iranit dhe programit të tyre bërthamor. Spekulohet se agjentët e Izraelit kanë vrarë dhe inxhinierë dhe oficerë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit vetëm këtë vit. Në nëntor të 2020’s pretendohet se ata eliminuan kreun e programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në një atentat afër Teheranit.
Presidenti Amerikan Joe Biden dhe Kryeministri Izraelit Yair Lapid kanë nënshkruar me 14 korrik deklaratën e Jerusalemit, dokument me të dy shtetet u zotuan se do të ndalojnë zhvillimin e armatimit bërthamor nga Irani.