Një snajperiste braziliane është vrarë nga një sulm me raketa rus në Ukrainë vetëm 3 javë pasi ju bashkua luftës kundër ushtrisë së Vladimir Putin.
Thalito do Valle, 39 vjeçe, e cila ishte edhe modele, ka marrë pjesë në disa misione në botë, madje luftoi edhe kundër ISIS-it në Irak.
Ajo ndërroi jetë pasi raketa rusi goditi një bunker ku ajo po qëndronte në qytetin e Kharkivit. Bashkë me të mbeti i vdekur edhe Douglas Burigo, një tjetër ish-ushtar brazilian, i cili ishte kthyer në bunker për të nxjerrë 39-vjeçaren. Thalito do Valle publikonte shpesh video nga misionet e saj kundër ISIS dhe kishte me mijëra shikime në kanalin e saj të Youtube.
Ajo ka studiuar për drejtësi pasi punoi si modele dhe aktore në rininë e saj dhe ka marrë pjesë në shpëtimin e kafshëve me OJQ.
Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, e përshkroi atë si një heroinë që ka marrë pjesë në misione humanitare.
Pasi i mbijetoi një bombardimi në kryeqytetin ukrainas Kiev, Thalita i shpjegoi familjes së saj se nuk mund të fliste shumë pasi celularët po monitoroheshin nga dronët rusë dhe do t’i telefononte vetëm për t’i njoftuar se ishte mirë.
Hera e fundit që ata folën ishte javën e kaluar të hënën pasi Thalita sapo ishte zhvendosur në qytetin e Kharkiv.