Identifikohen të 11 alpinistët e vrarë nga orteku i akullnajave në Itali

Autoritetet italiane thanë të shtunën se numri përfundimtar i të vdekurve nga orteku i borës në Italinë veriore, është 11 dhe thanë se të gjitha viktimat ishin identifikuar gati një javë pasi një copë akulli u shkëput nga një akullnajë që shkrihej dhe ra mbi alpinistët.

Karabinieri Giampietro Lago, i cili drejtoi një ekip ekspertësh mjekoligjorë që identifikuan viktimat.

Një pjesë e madhe e akullnajës Marmolada në malet e Dolomitit të Italisë u shkëput më 3 korrik, duke shkaktuar një ortek poshtë malit që është një destinacion popullor ecjesh gjatë verës.

Ekspertët kanë thënë se temperaturat e ngrohta ka të ngjarë të kontribuojnë në ndarjen, pasi akullnaja ka humbur masën dhe vëllimin për vite me radhë dhe po shkrihet më shpejt se zakonisht këtë verë në mes të një vale të të nxehti, duke e destabilizuar ndoshta atë.

Një ditë zie u mbajt të shtunën në të gjithë zonën e prekur, e njohur si Val di Fassa.