“I gjithë territori” i Donetskut nën zjarr ndërsa rusët shtyjnë drejt Bakhmutit, thotë zyrtari ukrainas

Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit, shumë vendbanime pranë vijës së frontit në Donetsk janë vënë nën zjarr në 24 orët e fundit, ndërsa forcat ruse përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës.

“Nuk ka asnjë vendbanim të vetëm në rajonin e Donetsk që të mos jetë granatuar”, ka thënë Pavlo Kyrylenko në televizionin ukrainas.

“I gjithë territori është nën zjarr. Armiku po shkatërron infrastrukturën civile”, ka shtuar më tej ai, shkruan CNN.

Ai shtoi se “fronti po i afrohet qytetit Bakhmut, ku pati zjarr sistematik artilerie dhe sulme ajrore” të hënën.

Bakhmut është një objektiv kyç i forcave ruse si një portë për në pjesën e mbetur të rajonit ende në duart e Ukrainës.

Forcat ruse vlerësohet të jenë rreth 6 kilometra (3.7 milje) në juglindje të qytetit.

Në vlerësimin e tij të fundit të hënën, Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se forcat ruse “bënë fitime margjinale në jug të Bakhmutit, por nuk ka gjasa të jenë në gjendje të përdorin efektivisht këto përparime për të marrë kontrollin e plotë të vetë Bakhmutit”.