I dyshuari për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe u transferua në burg, pasi u mbajt për 2 ditë në një komisariat policie.
Hetuesit deklaruan se agresori, kishte vepruar pasi besonte në zërat se Abe ishte pjesë e një organizate të fshehtë fetare, që vite më parë i kishte shkatërruar jetën prindërve të tij.
Nga ana tjetër, vdekja e ish-kreut të qeverisë ka ngritur shumë pikëpyetje edhe në aspektin e sigurisë.
Një zyrtar i lartë policie foli për një gabim që mund t’i ketë lejuar vrasësit të afrohej dhe të qëllonte në drejtim të Abe.