Futboll: Medin Bajrami i Renovës bëhet pjesë e KF Malisheva .Ai ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Malishevës

Me tërheqjen e ekipit të Renovës nga garimi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut të gjthë futbollistët që ishin pjesë e kësaj skuadre janë angazhuar në ekipe të ndryshme si në ekipet vendore, Kosovë, Shqipëri, Hungari e kështu me radhë.
Një ndër futbollistët titullar ekipin e Renovës që drejtohej nga trajneri Qatip Osmani, qendërmbrojtësi Medin Bajrami është angazhur te skuadra e Superligës së Kosovës KF Malisheva që drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi. Këtë për KlanMacedonia e bëri të njohur vet futbollisti nga Gradeci i Gostivarit , Medin Bajrami.
“Ndihem krenar që bëhem pjesë e një skuadre në Superligën e Kosovës. Premtoj se drejtuesit e klubit dhe tifozët nuk do të zhgënjehen por përkundrazi do të mbeten të kënaqur me angazhimin tim . Do të japi çdo gjë nga vetja për të arritur objektivat e klubit”
Medin Bajrami me skuadrën e Malishevës ka firmos kontrat dy vjeçare. Kampionati në Superligën e Kosovës fillon më 13 gusht, ndërsa ekipi i ri I Medin Bajramit, Malisheva kampionatin e fillon si nikoqire e kampionit në fuqi Ballkani nga Suhareka.