Finlanda konfiskon qindra vagonë trenash ma mallra ruse si pjesë e sanksioneve të BE-së

Autoriteti finalndez ka njoftuar se ka ngrirë asetet e mbi dhjetë individëve rus dhe bjellorus dhe disa entiteteve ligjore, përfshi kompani transportuese, transmeton Gazeta Metro.

Finlanda ka konfiskuar gati një mijë vagonë trenash me mallra në pronë të kompanive ruse si rezultat i sanksioneve të Bashkimit Evropian, sipas operatorit shtetëror të hekurudhave finlandeze VR dhe një letre nga hekurudha ruse ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Derisa VR i Finlandës kishte lëvizur në zvogëlimin e trafikut hekurudhor me Rusinë pasi që BE sanksionoi furnizimin me thëngjill rus në muajin prill, 865 vagonë nga Rusia ishin konfiskuar nga autoritetet, sipas një letre të datës 6 qershor të drejtuar nga Hekurudha e Rusisë për Ministrinë e Transportit.

Autoriteti finlandez i ka thënë Reuters se i ka ngrirë asetet e disa individëve dhe entiteteve ruse e bjelloruse, mes tyre edhe kompani transportuese, me vlerë së paku me 82 milionë euro, për t’iu përmbajtur me sanksionet e BE’në.