FC Tirana është skuadra e fundit shqiptare që është eliminuar nga garat e Europës. Është kampioni i Bosnje Hercegovinës, Zrinjski i Mostarit që ka mundur kampionin shqiptarë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës. Jankovic (25), Ticinovic (36) dhe Cuze (80) shënuan për Zrinjskin. Golat për Tiranën i shënuan Ismajlgeci (51) dhe Xhixha (84)
Kampioni i Shqipërisë i ka dhënë fund aventurës së tyre në Europë pas katër ndeshjes, ku fillimisht u eliminuan nga FC Dudelange në Ligën e Kampionëve kurse sot ata pësuan humbje edhe nga skuadra kampione e Bosnjës, Zrinjski i Mostarit me rezultat të përgjithshëm, 4—2.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Zrinjskin ku ata shënuan dy gola.
Fillimisht ishte Jankovic (25) që shënoi gol për Zrinjskin për epërsinë e parë të kësaj skuadre. Vendasit do ta dyfishonin epërsinë në 2-0 në minutën e 36 e ku kësaj radhe gol do të shënonte Ticinovic.
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Tirana ishte më e mirë dhe arriti që të shënonte gol që në minutën e 51-të.
Ishte kapiteni i skuadrës Marsel Ismajlgeci që shënoi golin e parë për Tiranën në këtë ndeshje.
Tirana në minutat në vazhdim ishte skuadër më e mirë dhe ka mundur ta barazojë rezultatin. Megjithatë në minutën e 80 Zrinjski do të shënonte edhe një gol.
Ishte Cuze që do të shënonte pas një kundërsulmi të shpejt të skuadrës kroate të Bosnjës për rezultat 3-1.
Tirana reagoi shpejtë dhe arriti dhe shënoi në minutën e 84-të pas një tollovie në zonë u gjend më së miri Roland Xhixha për ta shënuar golin e dytë të Tiranës.
Tirana vazhdoi të jetë më e mirë në fushë dhe të rrezikonte disa herë portën por që Zrinjski arriti që ta ruajë rezultatin duke eliminuar kështu kampionin shqiptar.
FC Tirana është klubi i fundit nga Superiorja e Shqipërisë që është eliminuar nga garat europiane. Para Tiranës nga Konferencë Liga skuadra shqiptare të Kategorisë Superiore që janë eliminuar janë Partizani, Vllaznia dhe Laçi.