Dramë në Holandë: Fermerët bllokojnë autostradat me pleh, ndezin zjarret në rrugë

Fermerët holandezë vazhduan të hedhin pleh organik dhe mbeturina në autostrada dhe të vënë zjarr në rrugë të tjera sot, në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për të ulur emetimet e azotit.

Autoritetet e transportit njoftuan se disa rrugë në Holandën qendrore dhe lindore janë bllokuar plotësisht ose pjesërisht herët në mëngjes dhe se shërbimet zjarrfikëse janë dërguar urgjentisht për të lejuar qarkullimin.

“Unë i shoh negociatat si një pikë kthese: një dalje të përbashkët nga ngërçi. Kabineti më ka bindur se zgjidhjet e përbashkëta janë të mundshme”, tha Remkes.

Disa fermerë kundërshtuan emërimin e Remkes si ndërmjetës të pavarur sepse ai është anëtar i partisë politike të qendrës së djathtë të kryeministrit, Mark Rutte dhe një ish-zëvendës kryeministër.

Fermerët janë të zemëruar sepse besojnë se vendimi i qeverisë për të reduktuar emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut do të shkatërrojë mënyrën e jetesës së tyre bujqësore dhe do t’i lërë ata pa punë.

Demonstratat e fundit erdhën një ditë pasi ndërmjetësi i emëruar nga qeveria, Johan Remkes, u dërgoi ftesa organizatave të fermerëve për të biseduar me koalicionin qeverisës rreth mënyrave për të reduktuar emetimet e azotit.