1 korriku shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të muzikës Reggae.
Ky zhanër muzike u zhvillua në vitet 1960 në një stil popullor të muzikës.
Me rrënjët e saj në Xhamajkë, muzika Reggae është një pjesë integrale e kulturës së këtj vendi dhe është përzierje e muzikës ritm & blues, kalipso, afrikane dhe amerikano-latine.
Një ritëm i rëndë me katër rrahje karakterizon muzikën reggae, rrahje këto që kryhen nga bateri, konga, kitara bas dhe kitara elektrike, përcjell Klankosova.tv.
Një instrument tjetër popullor në muzikën reggae është “scraper”, një i valëzuar që muzikanti e takon me një shkop tjetër të thjeshtë.
Nga vitet 1970, muzika reggae u bë e njohur në mbarë botën, ku ishte veçanërisht i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Afrikë dhe shumë njerëz thonë se muzika reggae shërben si një zë për të shtypurit.