Bunjaku: Falemnderit 15 mijë shikuesve që ishit me ne

Drejtori sportiv i F.C. Shkupit, Omer Bunjaku përmes një postimi në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë ata që ishin mbrëmë në stadiumin e qytetit për ta mbështetur F.C. Shkupin.

“Një BRAVO të gjithëve, kështu e pafsha gjithmonë qytetin”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

Tutje ai ka thënë se Shkupi ka edhe dy finale për tu kualifikuar në grupet e Europa League.

“NE BESOJMË se kemi ende dy finale për t’u kualifikuar në grupe, së bashku do t’ia dalim💪🏻.Faleminderit 15.000 shikuesve që ishit me ne”, përfundoi Bunjaku.