Bullgaria dhe Greqia hapin tubacion të ri gazi, reduktohet varësia nga Rusia

Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe homologu grek, Kyriakos Mitsotakis kanë përuruar hapjen e tubacionit të gazit, që do të shërbejë për reduktimin e varësisë nga Rusia.

Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas.

Furnizimi i Bullgarisë me gazin rus u ndërpre në fund të prillit mes tensioneve për pushtimin rus të Ukrainës.

Sofja kishte refuzuar kërkesën e kompanisë shtetërore Gazprom, për të paguar faturat e gazit në rubla.

Projekti për ndërtimin e një gazsjellësi midis Bullgarisë dhe Greqisë kishte filluar në vitin 2009, por ndërtimi filloi vetëm në vitin 2019.