Bruno Ceka takon tre presidentat e Federatave të futbollit të Shqipërisë, RMV-së dhe Kosovës

Kontribuesi i çështjes shqiptare dhe ish kryetar i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan dhe ish futbollist i gjeneratës së parë të KF Shkëndija, Bruno Ceka gjatë qëndrimit në vendlindje ka pasur takime të shumta me persona nga jeta publiko shoqërore që kanë funksione të larta nëpër institucione të ndryshme publike. Në mesin e takimeve të shumta është edhe ajo në Strugë me tre kryetarët e Federatave të futbollit Armand Duka i FSHF-së, Muamed Sejdini i FFM-së dhe Agim Ademi i FFK-së.

“Qëllimi i mbledhjes ishte përforcimi i kooperimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tre Federatave të futbollit dhe u dëshirova suksese të mëtejme gjatë kualifikimeve si në FIFA ashtu edhe në UEFA”deklaroi Bruno Ceka

Bruno Ceka i cili është ambasador kombit shqiptar gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për të mirë e popullit por edhe sportit për 40 vite kudo që ka mundësi për të ndihmuar .
Në mesin e takimeve të shumta ditëve në vijim ai do të pjesëmarrës në inagurimin e presidentit të Shqipërsë .
/KlanMacedonia/