Atletikë: KA Studenti fitoi shtatë medalje në Kampionatin shtetëror. Senad Ramadani një vend të parë dhe dy vende të dyta

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut u mbajtë Kampionati Shtetërorë individual i Atletikës për senior në kategorinë e meshkujve dhe ata të femrave . Në këto gara morrën pjesë afro 150 atletë nga klubet si Rabotniçki, Centar, Vardar, Liria, Delta, 7 Maj, Fortius, Nime Run, Korraners, Kumanova, Teuta, Shkëndija, Studenti. Ohrid. Drini Start, dhe Olimp .

Klubi i atletikës Studenti nga Tetova që drejtohet nga trajneri Bexhet Toçi, në këtë Kampionat shtetëror për senior ka shënuar rezultate mjaftë të mira sidomos atleti i cili garon në shtigjet e shkurta Senad Ramadani ka fituar vendin e pare 400 metra, vendin e dytë në 100 metra dhe 200 metra. Gruesi Berat Xhelili në disiplinën 400 metra me pengesa doli i dyti, Aldin Ademi në hedhjen shtizës doli i treti ndërsa në hedhjen e gjyles i katërti, Filip Pvlovski në kërcim së gjati doli I treti, ndë në kategorinë e vajzave Elhame Zeqiri në hedhjen e shtizës doli e treta.

Shihet qartë se njëri ndër garuesit më të suksesshëm në këtë Kampionati shtetërorë është Senda Ramadani me tre medalje të fituara një vend të parë dhe dy vende të dyta.
“Normal që ndihem krenar pasi kam prezantuar me dinjitet ngjyrat e klubit tim. Puna dhe djersa e derdhur dhanë frytetet e veta por unë nuk do të ndalem këtu. Premtoj rezultate edhe më të mira” tha Senad Ramadani

Sukses të shkëlqyeshë në kampionatin shtetërorë të atletikës ka shënuar edhe garuesja e vetme e klubit të atletikë “Drini Star “nga Struga që garoi vetëm me garuesen Natyra Malo e cila doli e para në disi[plinë 100 metra dhe e dyta në 200 metra

Aktivitet e radhës në atletikë janë nga data 15 – 17 në qytetin Denizli të Turqisë ku do të mbahet Kampionati Ballkanik në Atletikë për kategorinë U-20, ku do të merr pjesë edhe reprezentacioni ynë me gruesit e vetë më të mire në këtë kategori.