Arsenali është njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.
Topçinjtë kanë arritur transferimin e dyshes braziliane Gabiel Jesus e Marquinhos, derisa kanë angazhuar edhe mesfushorin portugez Fabio Vieira nga Porto si dhe portierin Matt Turner nga New England Revulotion.
Trajneri Mikel Arteta i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet të investohet për të ndërtuar një skuadër konkurruese për edicionin e ri.
Emri i ri në listën e dëshirave të londinezëve është ai i Leroy Sanes, pasi Arsenali dëshiron ta rikthejë gjermanin në Ligën Premier.
Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se Arsenali ka kontaktuar Bayern Munichun për shërbimet e Leroy Sanes.