Alarmante: Regjistrohen 1219 raste të reja me COVID-19

Edhe 1219 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në nga 3 mijë e 283 mostra të testuara në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 257 persona të shëruar.

Në anën tjetër në Kosovë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 e cila është e aprovuar për mboshën mbi 60 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit 387 persona janë vaksinuar me këtë dozë.