AKU jep alarmin: Prindër kujdes! Mos i jepni fëmijëve tuaj këto patatina

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së. /abcnews.al