Aksidentohet autobusi në Turqi, të paktën 6 të vdekur e 25 të lënduar

Një autobus është aksidentuar sot në dalje të lagjes Lüleburgaz në Turqi. Si pasojë e kësaj, 6 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe një fëmijë, raporton Anadolu Agency.

Siç raportohet, nga ky aksident, lëndime kanë marrë 25 persona, të cilët janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.

Në vendin e ngarjes ka dalë edhe guvernatori i Kirkarelit, Birol Ekici, i cili tha se autobusi po udhëtonte nga Edirne për në Bodrum.Autobusi i aksidentuar tashmë është hequr nga rruga me ndihmën e një vinçi.