Abdixhiku për Srebrenicë: Ekzekutuesit kanë trashëgimi të fortë në Serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë ku 27 vjet më parë u vranë dhe u masakruan mbi 8 mijë burra.

Abdixhiku tha se ky gjenocid është shenja më e errët e historisë.

“Në këtë ditë, 27 vjet më parë gjenocidi në Srebrenicë, shenja më e errët e historisë moderne zuri vend në zemrën e Evropës. 8 mijë e 372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe”.

Ai theksoi se ekzekutuesit kanë trashëgimi të fortë në Serbi.

“Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot; mohuesin e gjenocidit” – ka shkruar Abdixhiku.