Abazoviq e Hill shetiten nëpër Porto Novi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill janë parë mbrëmë duke shetitur nëpër qendrën e fshatit bregdetar Porto Novi.

Takimi midis tyre, sipas gazetës Vijesti, e që e transmeton Klankosova.tv, nuk ishte i paralajmëruar.

Hill është njohës i mirë i zhvilllimeve në rajon, duke qenë për kohë të gjatë i ngarkuar nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës për përfundimin e luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.