​Tre të vdekur dhe mbi 1,600 raste me coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Nga 3474 testime, 1666 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1391 të shëruar.

Në të gjithë vendin janë 9269 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 634. Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 306.789 raste, prej tyre 293.988 janë shëruar, 9.269 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.532 pacientë.