“Zoti ia dha siç i deshi ai, Ard Daullxhiut iu plotësua dhe dëshira e fundit…”

Ard Daullxhiu nuk jeton më. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë për shkaqe natyrale. Ardi ishte një personazh i dashur për publikun, që e njohu përmes emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan. E në nder të tij, stafi kishte përgatitur një përmbledhje me momentet e tij më të bukura në program. Por përse njerëzit e donin kaq shumë Ard Daullxhiun? Kësaj pyetje u përpoq t’i jepte përgjigje Arjan Curi.

Arian Çani:…Ard Daullxhiu që s’është më, përse njerëzit e donin kaq shumë dhe pse gëzoheshin kur ai vinte në studion time?

Arjan Curi: Sepse njerëzit nuk mund të bëjnë dot ndryshe përveçse të krahasojnë veten me të tjerët. Njerëzit ndihen mirë kur shohin poshtë tyre që ka njerëz më keq sesa ata, më të varfër sesa ata, më pak të mençur sesa ata, dhe ndihen mirë. Sikundër ndihen keq kur shohin sipër tyre që ka njerëz më të pasur sesa ata, më të bukur sesa ata, më të mençur sesa ata. Ndërkohë kishte dhe një karizmë të veçantë Ardi, i cili ishte njëlloj personi i gëzuar në veten e vet dhe i lirë. Pra kishte dy elementë, lirinë dhe lumturinë që i rrezatonte. Sigurisht pastaj ishte dhe një person argëtues, i cili kur e shikon në TV të bën edhe për të qeshur.

Tani që shihja këtë homazhin që i ke bërë ti, unë vura re që Zoti ia plotësoi dëshirat. Sepse ai donte të kishte një grua, një familje dhe të bënte dhe një vajzë. Dhe Zoti ia dha siç i deshi ai. Pra ai pa veten edhe të martuar dhe të trashëguar me një vajzë. Ishte besimtar dhe teologjikisht njerëzit të cilët kanë njëlloj mungese inteligjence, e kanë të sigurt parajsën. Sepse shpirti i tyre, është si shpirti i një fëmije, nuk kalojnë dhe nga gjykimi. Nuk e di si e kanë myslimanët, por në Krishtërim njerëzit që janë sprovuar me një paaftësi mendore po themi, kalon direkt dhe shkojnë në parajsë. Kështu që edhe ajo dëshira e tij që ai e tha dhe predikoi që ne do shkojmë të gjithë te Zoti edhe kjo dëshirë e fundit iu plotësua…”