Zelensky: Forcat e Armatosura janë këtu, kemi mbrojtur vendin për 100 ditë. Fitorja do të jetë e jona!

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet bashkë me ministrat dhe këshilltarët, të cilët ishin të pranishëm në videon e 24 shkurtit, kur nisën edhe sulmet e para ruse.

“Fitorja do të jetë e jona”, dëgjohet të thotë Zelensky.

Ai ka shtuar se forcat mbrojtëse të Ukrainës janë duke kryer mbrojtjen e vendit dhe të vijojnë ta bëjnë.

“Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e armatosura të Ukrainës janë këtu. Më e rëndësishmja, njerëzit tanë, njerëzit e vendit tonë, janë këtu. Ne kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë … Lavdi Ukrainës ”, tha Zelensky.