Von der Leyen takim me Zelenskin për anëtarësimin në BE të Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Von der Leyen ka shkruar në Twitter se Zelenskin do të bëjnë një vlerësim të punës së përbashkët të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj europiane, shkruan Euronews.

Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, pritet të japë javën e ardhshme një opinion mbi kërkesën e Ukrainës për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE, hapi i parë në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit.

Von der Leyen po bën vizitën e saj të dytë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj. Ajo ishte një nga liderët e parë europianë që shkoi në Ukrainë gjatë luftës.

Të premten Zelenski u kërkoi krerëve të BE-së t’i japin Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në bllok në samitin e ardhshëm në fund të qershorit.