Veteranët arrijnë në qeveri për takimin me Kurtin (FOTO)

Përfaqësuesit e organizatës së veteranëve kanë arritur në Qeveri për takimin me kryeministrin Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ky takim po ndodh pasi kryeministri Kurti tha dje në seancën e Kuvendit se po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i pritur veteranët.

Kujtojmë se gjatë së enjtes, veteranët kanë protestuar me orë të tëra para Kuvendit për lënien jashtë nga Paga Minimale.