Manchester United do të dëgjojë ofertat mbi 20 milionë funte për Martial
Manchester United janë të hapur për të dëgjuar klubet që dëshirojnë Anthony Martial duke e lënë atë të largohet për vetëm 20 milionë funte, shkruan The Sun.
Megjithatë, paga javore prej 240 mijë funte në javë po shihet një pengesë e madhe për klubet të cilët e dëshirojnë atë, pasi që asnjë klub nuk do të dëshironte që të nënshkruante me këtë lojtar për këtë pagë.
26 vjeçari ende ka dy vite kontratë me skuadrën e Djajve të Kuq.
United e kishte blerë atë për 38.5 milionë funte më 2015 nga skuadra franceze e Monacos.