Ukraina është rikthyer të luajë futboll që pas 24 shkurtit kur Rusia nisi sulmet ushtarake ndaj saj. Në sfidën e mbrëmjes së sotme ku kombëtarja ukrainase u përball me Skocinë arritën të fitonin me shifrat 3:1.
Një fitore e rëndësishme për kombëtaren verdheblu, teksa emocionoi të gjithë të pranishmit, pasi tashmë do të kenë mundësinë të përballen me Uellsin për një vend në “Katar 2022”.
Golat për kombëtaren ukrainase arritën t’i shënonin Yarmolenko në minutën e 33-të dhe Yaermchuk 49-të, ndersa Dovdyk 90+5 do të ngrinin peshë gjithë tifozët.
Ndërsa goli i shënuar nga skocezët, ku Mc Gregor 79-të do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ky takim do të mbyllej në favor të Ukrainës e cila tashmë gjen Uellsin për biletën e fundit për të shkuar në “Katar 2022”.