UEFA njofton për vendimin e fundit lidhur me ndeshjen e cila u shty shkaku i mungesës së rrymës në stadium
UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve do të fillojë në ora 22:15.
Kjo ndeshje ishte e paraparë që të fillonte nga ora 20:45, por u shty shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Ernst-Happel” të Vjenës.
Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është rregulluar dhe ndeshja do të fillojë në ora 22:15.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A.