Trupat ruse janë larguar 5 deri 7 kilometra nga Zaporizhzhia ku ndodhet edhe centrali më i madh bërthamor i Evropës.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Melitopol-it, Ivan Fedorov i cili shpjegoi po ashtu se forcat e armatosura ukrainase çliruan nga pushtuesit më shumë se 30 vendbanime në drejtim të Khersonit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Vadym Boychenko kryebashkiaku i Mariupol-it paralajmëroi se kolera dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund t’i marrin jetën mijëra njerëzve në qytetin e pushtuar jugor të Ukrainës ndërsa trupat mbeten të pa sistemuar në temperaturat e larta.