Tronditet vendi fqinj, greku i ngul thikën në zemër 46-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj.
Tronditet vendi fqinj, greku i ngul thikën në zemër 46-vjeçarit

Një 42-vjeçar ka sulmuar me thikë një 46-vjeçar në Greqi, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Ksanthit.

Vrasja tragjike ndodhi në orët e vona të së martës, 21 qershor, kur në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe ia ka ngulur 46-vjeçarit në zemër.

Viktima u dërgua në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 46-vjeçari dha frymën e fundit në spital.

Bëhet me dije se autori ka rënë në prangat e policisë.

Sipas ERT, autori dhe viktima ishin shtetas grekë, të cilët së fundmi kanë pasur konflikte të forta për çështje financiare.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Kimmeria në Ksanthi./abcnews.al/