Tifozët e Interit të pa entuziazmuar me Lukaku: Ishte hero, sot lojtar i zakonshëm


Tifozët fanatik të Interit, “Curva Nord” kanë lëshuar një deklaratë për media ku kanë shpjeguar se ata nuk e kanë harruar ende “tradhtinë” e bërë verën e kaluar ku Romelu Lukaku u largua për në Chelsea

Gjatë sezonit 2020/21, Lukaku i udhëhoqi zikaltrit për ta fituar Scudetton teksa ai ishte emëruar edhe si lojtari i sezonit, por ai u largua për në Chelsea të cilët paguan 115 milionë euro në fund të sezonit të kaluar.

Tani, pas vetëm 12 muajve në Londrën Perëndimore, belgu pritet të rikthehet në Inter por grupi ultra i tifozëve “Curva Nord” kanë thënë se ata nuk kanë më konsideratë të lartë për të sikurse kanë pasur.

“Duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm në Inter të Lukaku, ne do të dëshironin të bënim disa gjëra të qarta: Curva do ta mbështes Interin, por nuk do ta fishkëllejë lojtarin (pavarësisht sjelljes së tij verën e kaluar); askush nuk do ta përshëndet atë me shalla apo pankarta që i përkasin Curvas apo grupeve tjera; çfarëdo tjetër që do t’i ndodh atij në të ardhmen duhet të fitohet në fushë me përulësi dhe shumë punë”, thuhet ndër të tjera në këtë deklarata.