Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se kanë vendosur të martohen.
Këngëtarja 31 vjeçare dhe regjisori 46 vjeçar, po planifikojnë një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festojnë me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër gjatë këtij viti.
Raportohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe në “The Voice Australia”, dhe Taika, shpresojnë të martohen pasi të kenë përfunduar angazhimet e punës.
Një burim tha për The Sun se dasma do të vijë së shpejti.
Në gusht, çifti, i cili filloi të takohej në mars të vitit 2021 pas takimit në Australi, u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin për martesën, tha një burim për Neë Idea.
“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit” tha burimi i brendshëm, transmeton Klankosova.tv.