Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ishte takuar me filantropin amerikan, Howard Buffett, në Kiev për të diskutuar për mënyrat që ndihmojnë në rindërtimin e vendit.
“Ne diskutuam ndihmën që do të ishte e vlefshme për shtetin tonë. Unë i ofrova atij mundësinë për t’u bashkuar me projektet, që rivendosin sistemet e ujitjes në rajonin e Odesës, duke mbështetur popullin tonë dhe pastrimin e minave”, ka thënë Zelensky.
Hoëard Buffett është drejtor i Berkshire Hathaëay Inc, gjithashtu themelues i Fondacionit Hoëard G. Buffett, i cili e përshkruan veten si një nga fondacionet më të mëdha private të bamirësisë në ShBA.
Fondacioni, i cili kishte asete prej 529 milionë dollarësh në fund të vitit 2020, thotë në faqen e tij të internetit se prioritetet e tij janë siguria globale e ushqimit, zbutja e konflikteve dhe siguria publike.