Reagimi i kryeministrit Kurti pas golit të parë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në tribuna në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut.

Dardanët luajnë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut duke arritur ta gjejnë dy herë golin në pjesën e parë.

Një ndërhyrje në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën shfaqet reagimi i Kurtit në momentin e golit.

Dhjetë minuta më pas, Rashica ishte sërish i përfshirë duke dhuruar një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’).