Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq janë nisur sot për vizitë në Ukrainë.
Për udhëtimin në Ukrainë, ku po vazhdon lufta me pushtuesin rus, ka njoftuar vetë Rama në facebook.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky🇦🇱🤝🇺🇦🤝🇲🇪”, ka njoftuar kryeministri shqiptar, derisa ka shpërndarë fotografitë e nisjes me avionin e “Air Albania” i shoqëruar nga homologu i tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.
I ftuar nga Zelenskyy për ta vizituar në Ukrainë ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, por është njoftuar se ai për shkak të agjendës së paracaktuar nuk do të mund të udhëtojë.
Të tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilave i ftoi Zelenskyy në Kiev, janë vende anëtare të NATO’s.