Prodhimi i grurit në Ukrainë pritet të ulet me 40% për periudhën 2022-2023

Prodhimi i grurit në Ukrainë pritet të ulet me 40% për periudhën 2022-2023, njoftoi sot Unioni Ukrainas i Drithërave , ndërsa eksportet pritet të bien me 50% për shkak të luftës me Rusinë.

Sindikata, e cila përfshin prodhuesit dhe eksportuesit e drithërave tha se këtë vit Ukraina po korr 19.2 milionë ton grurë, sasi e ulët në krahasim me vitin 2021-2022, ku Ukraina korri 33 milionë ton grurë.

Për sa i përket eksporteve, ato mund të arrijnë në 10 milionë tonë grurë për periudhën 2022/2023, sipas sindikatës.

Lexo edhe: Bota kërcënohet nga lufta, Holanda merr masa, shpenzime marramendëse ushtarake

Për periudhën 2021/2022, Ukraina eksportoi 20 milionë tonë, sipas raportit WASDE (Vlerësimet e ofertës dhe kërkesës globale bujqësore) të Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.

Kultura e misrit 2022/23 pritet të arrijë në 26.1 milion , nga 37.6 milion ton vitin e kaluar (-30%), me gati 15 milion ton për eksport, sipas bashkimit ukrainas.

Sipas WASDE, Ukraina eksportoi 27.5 milion ton misër në 2021/2022, për një prodhim prej 41.9 milion ton.

Para fillimit të luftës, Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh i grurit dhe misrit në botë.

Konflikti ruso-ukrainas ka përfshirë dy superfuqitë e drithit që nga 24 shkurti.

Rusia dhe Ukraina përbëjnë 30% të eksporteve botërore të drithërave.

Konflikti ka shkaktuar rritje të çmimeve të drithërave dhe naftës, të cilat tejkaluan nivelet e regjistruara gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe të vitit 2011 dhe “trazirave të ushqimit” të vitit 2008.

/abcnews.al/