Presidentja e Parlamentit Europian: Ne përnjëmend duhet të flasim sot për dhënien e liberalizimit për Kosovën

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola e ka quajtur historike, ditën e sotme, kur dhe ka nisur Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka rënditur disa pika rreth asaj se pse e cilëson kaq të rëndësishme këtë ditë, ndërsa në mesin e tyre përmend edhe çeljen përnjëmend, të diskutimeve, për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell klankosova.tv.

”Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Evropian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”.