Pjesa e tretë e rrëfimit të Luanës sjell një tjetër histori të bullizmit nga kolegu i saj

Këngëtarja, Luana Vjollca ka kompletuar këngën e saj të re, e cila është e realizuar edhe me videoklip e që do të publikohet sot.

Kënga mban titullin “Isha” dhe është kënga e tretë nga projekti “Thuaje”, ku Luana përmes pesë këngëve dhe rrëfimeve do të shpalos histori nga jeta e saj, që vijnë si mesazhe të fuqishme.

Ndërsa siç ka deklaruar vet Luana, kënga do të jetë dedikim për vajzat dhe është një histori e këngëtares ku një nga kolegët e saj para shumë vitesh, e ka nënçmuar duke i thënë se është thjesht një vajzë e bukur dhe asgjë më shumë se kaq, dhe nuk do të arrinte asgjë në jetë.

Përmes disa pamjeve të publikuara nëpër media e rrjete sociale, shihet se videoja muzikore është më shumë ngjyra dhe jetë.