‘Perëndimi duhet të përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë’! Paralajmërimi i fortë i shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg
Lufta në Ukrainë duekt se do vazhdojë gjatë. Paralajmërimi vjen nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden.
“Ne thjesht duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë,” u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm.
Stoltenberg tha se ukrainasit “po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre në fushën e betejës, por gjithashtu tha se Rusia ka viktima të mëdha”.
Ndërsa përsëriti se NATO nuk dëshiron të hyjë në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, Stoltenberg theksoi se aleanca ushtarake perëndimore ka një “përgjegjësi” për të mbështetur Ukrainën.
“Shumica e luftërave, dhe gjithashtu edhe kjo luftë, do të përfundojnë në një fazë në tryezën e bisedimeve. Por ajo që ndodh rreth tryezës së bisedimeve është e lidhur ngushtë me situatën në terren, në fushën e betejës”, tha ai.
I pyetur nëse Ukrainës po i bëhet presion nga Perëndimi për të pranuar humbjet e territorit për të negociuar paqen, Stoltenberg tha se “nuk na takon ne të vendosim ose të kemi opinione të forta se çfarë duhet të pranojë ose të mos pranojë Ukraina”.
Shefi i NATO-s nuk komentoi nëse aleanca po diskutonte bllokimin e eksporteve të grurit në Ukrainë, por tha se ai mirëpret përpjekjet për të gjetur zgjidhje.
“Mënyra më e lehtë për të nxjerrë më shumë grurë dhe për të ulur presionin mbi çmimet e ushqimeve është që presidenti Putin t’i japë fund luftës,” tha ai.
“Për sa kohë që nuk është kështu, unë mirëpres përpjekjet e vendeve të ndryshme, duke përfshirë aleatët e NATO-s, gjithashtu në koordinim të ngushtë me OKB-në, për të kërkuar mënyra për të nxjerrë më shumë grurë.”