Disa orë pasi konfirmoi largimin e Paul Pogba, Manchester United tani po bën të njëjtën gjë me një tjetër lojtar si Jesse Lingard, i cili po ashtu largohet falas nga skuadra e Old Trafford në fund të sezonit aktual.
Autor i 2 golave dhe 1 asistimi në 22 ndeshje të sezonit që ka përfunduar tashmë, ky lojtar e lë të lirë skuadrën britanike. Kontrata e tij kishte përfunduar dhe ai nuk është pjesë e planeve të Erik Ten Hag për sezonin e ardhshëm në skuadrën angleze.